Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, dhe mbrojtësi tjetër i Napolit, Alessandro Buongiorno, janë duke kaluar formë shumë të mirë.
Dyshja e mbrojtjes së Napolit, që aktualisht është i pari me 29 pikë, një më shumë se Atalanta, Interi, Fiorentina dhe Lazio.
Falë Rrahmanit e Buongiornos, Napoli e ka mbrojtjen e dytë më të mirë në ligë me nëntë gola të pranuar. Lider në këtë statistikë është Juventusi që ka pranuar vetëm shtatë gola.
Buongiorno të enjten në një intervistë për “Cronache di Spogliatoio”, ka përgëzuar punën e mirë që po bën trajneri Antonio Conte me ekipin, ndërsa ka shtuar se është përshtatur shumë mirë me Rrahmanin.
“Unë dhe Rrahmani e prekim topin shumë sepse tani mbrojtësit janë ata të cilët i nisin aksionet. Me trajnerin po punojmë shumë në këtë aspekt, në qarkullimin e topit nga portieri te bashkëlojtarët. Bashkë me Amirin po mundohemi që ta ndërtojmë lojën. Nëse arrijmë ta dërgojmë topin para, është normale që Lobotka do të jetë më i avancuar. Duhet që të gjithë ta qarkullojmë topin mirë”, ka theksuar Buongiorno.