Në Gjykatën e Kurbinit është zhvilluar sot seanca për komunikimin e masës së sigurisë arrest me burg për Jeton Lamin, agjentin e forcave operacionale që ka ndihmuar, përkrahur dhe transportuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Avokati i tij është shprehur se do të ankimohet në Apel vendimi për një masë më të butë sigurie.
Ervis Martinaj dyshohet se javët e fundit ishte strehuar në qytetin e Durrësit, ndërkohë që familjarët e tij e denoncuan në polici se kishin humbur çdo lloj kontakti me të.
Gazetari Eni Ferhati raporton se burime nga Policia dhe nga Prokuroria e Kurbinit bëjnë me dije se javët e fundit janë bërë kërkime në zonën e Durrësit dhe ka rezultuar se i shumëkërkuari ishte strehuar në këtë zonë.
Deri më 13 gusht, Martinaj është strehuar në këtë qytet dhe më pas dyshohet punonjësi i polici Jeton Lami e ka transportuar atë drejt qytetit të Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se Martinaj zgjodhi Lami për ta transportuar në këmbim të ryshfetit, pasi ky i fundit ka pasur informacion se ku ndodheshin postblloqet e Policisë. Në këtë mënyrë Martinaj mund të lëvizte pa problem dhe pa u pikasur nga punonjësi i policisë.