Një gjykatë në Frankfurt ka dënuar me burg të përjetshëm një simpatizant të ekstremit të djathtë për vrasjen e një politikani të shquar pro-migrant, në kopshtin shtëpisë së tij në vitin 2019.
Walter Lübcke, një guvernator i CDU-së ishte qëlluar për vdekje në kokë kur ishte 65 vjeçar, raporton BBC.
Stephan Ernst, 47 vjeçar e ka pranuar gjuajtjen në shtëpinë e Lübcke-s duke bërë kështu që kjo të jetë vrasja e parë e një politikani në Gjermaninë e pas Luftës së Dytë Botërore.
I dyshuari tjetër i identifikuar si Markus H, është dënuar me burgosje prej 18 muajsh.
Të dy të pandehurit kanë prapavijë të ekstremit të djathtë dhe prokurorët deklaruan se motivi i vrasjes ishte ekstremizmi i tyre politik.
Ndërkaq, Ernst thuhet se ishte motivuar nga “racizmi dhe ksenofobia”.
Walter Lübcke kishte mbështetur mirëpritjen e kancelares Angela Merkel për gati një milion imigrantë dhe refugjatë në vitin 2015.