Një tifoz futbolli, i cili i abuzoi me komente raciste tre futbollistë të Anglisë pas finales së Euro 2020 në një video drejtpërdrejt në Facebook, është dënuar me burgim.
Jonathon Best e shfryu tërë mllefin ndaj Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka, të cilët i humbën penalltitë në disfatën e Anglisë kundër Italisë në finale të Kampionatit Evropian.
Gjykata e dënoi me 10 javë burgim 52-vjeçarin. Best e kishte pranuar fajin paraprakisht.
Best ishte kapur pasi një mik i tij në rrjetin social Facebook e kishte raportuar në polici videon e tij 18 sekonda të gjatë në Facebook, pasi ai kishte refuzuar ta fshinte atë nga profili i vet.
Facebooku e fshiu videon e tij tri ditë më vonë.