Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, e ka kritikuar kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, pasi ky i fundit u takua me aktorin francez, Gerard Depardieu, në Tiranë.
Ramadani ka thënë se Depardieu është një mikë i Putinit dhe se Kurti nuk do të duhej të takohej me të.
“Po ku t’u gjet një mik i Putinit, pavarësisht vlerave artistike që mund të ketë ai? Sikurse ke thënë para katër vjetëve për nobelistin Handke, ‘shkrimtarin nuk mund ta gjykojmë assesi si të pavarur prej vetes, veprës e fjalës së vet’. Po Depardieun, e gjykove të pavarur prej vetes?”.