Burim Ramadani kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Haradinaj: Kosova ka nevojë për të

Prishtinë | 04 Dhj 2025 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani do të jetë kandidat për deputet të AAK-së në Kuvendin e Kosovës.

Kandidimin e tij e ka mbështetur kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

“Burim Ramadani është mendje e kthjellët që punon për sigurinë e shtetit. Është ndër njerëzit më të përgjegjshëm dhe profesionistët më të përgatitur që unë njoh. Besnikëria ndaj shtetit, integriteti i tij, përvoja dhe aftësitë e bëjnë një vlerë të veçantë për Kosovën. E mbështes plotësisht kandidimin e tij për deputet, sepse besoj që zëri dhe veprimi i tij racional, kritik dhe i matur do t’i shërbejë shtetit. Kosova ka nevojë për të. Ne kemi nevojë për të. Jam i lumtur që pranoi kërkesën tonë që të kandidojë për deputet dhe shpresoj se do të jemi bashkë në Parlament”, ka shkruar Haradinaj.

Burim Ramadani ishte anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa që nga janari i 2018-tës ishte Zëvendësministër i Parë në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe Këshilltar Politik në atë kohë i Kryeministrit të Kosovës,  Ramush Haradinaj.

I njëjti në 2019-tën ishte zgjedhur ish-inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Të ngjashme