Burim Ramadani paditë deputetin e VV-së për shpifje dhe fyerje

Prishtinë | 14 Gus 2024 | 14:54 | Nga Ekonomia Online

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka njoftuar se ka paditur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Ramadani përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar Arbër Rexhaj do të përballet në Gjykatë për shpifjet dhe fyerjet.

“Jam i lumtur që do të përfaqësohem nga “ACCESS LAW OFFICE”, përkatësisht nga avokati Burim HALILI dhe juristja Kaltrinë HYSENI, në proces gjyqësor! Besoj që Gjykata do të merr vendim meritor”, ka shkruar ai.

Të ngjashme