Kandidati i AAK-së për deputet, Burim Ramadani pas rinumërimit të 314 kutive në mbarë vendin, veç në Gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë ka siguruar 59 vota.
Përderisa para rinumërimit në ktë vendvotim atij nuk i figuronte asnjë votë. Ramadani përmes një postimi në rrjetin socaile Facebook ka thënë se të dhënat që ka prezantuar ditë më parë për avullim të votave dolën të sakta.
Ai më tej ka shtuar se pa qenë i sigurt 100% nuk flet asnjëherë.
Postimi i plotë:
Vullneti i qytetarëve vihet në vend.
U shkrua 0 vota, dolën 59 vota.
Dua të falënderoj KQZ-në për vendimmarrjen që, ndër të tjera, të rinumërohet vendvotimi 2401A, Dhoma Nr.2, në Gjimnazin ‘Jeta e Re’ në Suharekë.
Të dhënat që publikova pak ditë më parë për ‘avullimin’ e votave dolën të sakta. Madje, nuk ishin 58, por 59 vota sipas rinumërimit, derisa në vendvotimin e kishin bërë 0 (zero) vota.
Unë asnjëherë, bash asnjëherë, nuk flas pa fakte dhe pa qenë 100% i sigurt për atë që e them.
Më vjen keq prej qytetarëve, familjarëve, miqve dhe mbështetësve që u shqetësuan dhe u nervozuan nga denoncimi publik që bëra. U bënë nervoz sepse besuan që kjo nuk mund të përmirësohet.
Por, isha i sigurt se do përmirësohet dhe ndodhi kështu!
Unë besoj në sistem. Unë besoj në të drejtën.
Falënderoj qytetarët e Suharekës për mbështetjen e plotë.