Njohësi i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani është shprehur se nuk habitet me, siç thotë ai, shitjen e votës nga deputetët.
Kjo pasi sipas tij, ata dhe ato i kanë blerë votat nga komisionerët dhe qytetarët, veç për të qenë në situatë ku mund ta shesin votën pastaj. Duke dhënë tri pika me të cilat ai paraqet gjendjen aktuale të shitblerje së votave, thotë se ky veprim i tillë është rrokullisja që i ka ndodhur këtij vendi dhe kësaj “demokracie” tonën.
“Nuk habitem me deputetët dhe deputetet që shesin votën!Ata dhe ato i kanë blerë votat nga komisionerët dhe qytetarët, veç për të qenë në situatë ku mund ta shesin votën pastaj!Kaq e dukshme është!
Komisionerët dhe qytetarët që shitën votat janë bashkë-kryesit e krimit! Sigurisht dhe pandashëm, bashkë me blerësit e atyre votave, që janë kriminelët e vërtetë!E kjo, shit-blerja e votave të qytetarëve, është rrokullisja që i ka ndodhur këtij vendi dhe kësaj “demokracie” tonën.
Kur, në jo pak raste, më kërkonin pa pikë turpi dhe direkt para për vota, në zgjedhjet e 2014-tës, tronditja ime nuk ishte veç aty për aty, por thellë në bindjet e mia. Sepse, e kam pasur të qartë se çfarë fatkeqësie është kjo dhe sa shumë mund të zgjat kjo fatkeqësi zinxhirore”, ka shkruar në Facebook.