Mesatarisht një burrë thotë 126 672 gënjeshtra gjatë gjithë jetës së tij. Një sondazh i kryer nga “20th Century Fox Home Entertainment” ka zbuluar se meshkujt thonë mesatarisht gjashtë gënjeshtra në ditë, dyfish më shumë se gratë.
Partneret e tyre, shefat, koleget e punës janë kategoritë më të shpeshta, subjekt i të pavërtetave.
Anketimi zbuloi gjithashtu se gratë janë më të sinqerta, thonë vetëm tre gënjeshtra në ditë ose 68 796 gjatë gjithë jetës së tyre.
Sipas “Daily Express”, gënjeshtra më e zakonshme tek te dy sekset ishte “S’ka gjë, jam mirë”.
Shprehje te tjera më të përdorura për të fshehur të vërtetën janë edhe: “Oh, kjo s’është e re, kam vite qe e kam pasur”, “Nuk ishte edhe aq e shtrenjtë” dhe “Ishte ne shitje me çmim të ulët”.
Sipas sondazhit, gënjeshtra e peste me e përdorur ishte: “Jam duke ardhur”.