Burri i vë flakën vetës përballë Shtëpisë së Bardhë

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Një burrë i ka vënë flakën vetës përballë Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Ai tash raportohet se është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore dhe rrezikon ta humbë jetën, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.

Policia ka reaguar shpejt duke fikur zjarrin që kishte përfshirë burrin, por që thuhet se ai ka pësuar 85 përqind djegie të trupit.

Identiteti i tij ende nuk është mësuar ashtu sikurse shkaqet që e kanë çuar atë deri sa t’i vë zjarrin vetes.

Fotografitë e mëposhtme shfaqin policët duke reaguar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme