Prindon Sadriu, bashkëshorti i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar një status në Facebook, pas një interviste televizive të gruas së tij mbrëmë.
Sipas Sadriut, është historike që të jesh personi i tretë më i votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare të Kosovës (përfshirë edhe presidentin Rugova në këtë listë).
“…dhe kjo, për dallim nga dy tjerët që mbanin pozita të kryetarit të partisë”, ka shkruar ai.
Sadriu theksoi se Vjosa e vetme fitoi vota më shumë se 32 deputetë së bashku në Kuvend.
“Legjitimitet (1) është edhe të fitosh e vetme më shumë vota kumulative se 32 deputetë bashkë të Parlamentit të Kosovës”, ka shkruar ai.