Një burrë nga Hajvalia e Prishtinës ka raportuar në polici se është kërcënuar me jetë bashkë me fëmijet nga gruaja e tij.
Por, sipas tij, gruaja fillimisht është larguar nga shtëpia më pas e ka kërcënuar atë përmes telefonit.
Policia ka thënë se e dyshuara nuk ka arritë të kontaktohet, teksa rasti po hetohet.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE & KANOSJE /Hajvali, 22.04.2022–22:23. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare me datë 16.04.2022 kishte dal nga shtëpia, ndërsa me datë 22.04.2022 përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën të cilin e kishte kanosur se do ta vras atë dhe fëmijët. E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.