Një 61-vjeçar nga Mirdita e ka vrarë aksidentalisht gruan e tij derisa pastronte një armë zjarri.
Policia bën të ditur se Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar se e ndjera ishte dërguar nga të afërmit e saj për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jezull. I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /abcnews.al/