Një burrë është arrestuar në Obiliq, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij dhe foshnjës së tyre.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, i njëjti gjatë arrestimit nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.