Burri në Prizren sulmoi fizikisht gruan shtatzënë, dërgohet në mbajtje

Prishtinë | 12 Shk 2023 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në në repartin e Gjinekologjisë në Prizren.

Policia njofton se atje një burrë, për shkak të një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht gruan e tij shtatzënë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ Prizren 11.02.2023-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në repartin e gjinekologjisë për shkak të një mosmarrëveshje ka sulmuar (në afekt) fizikisht viktimën femër kosovare-bashkëshorten e tij shtatzënë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme