Një burrë në Shtërpcë gjen në oborrin e shtëpisë së tij një person pa shenja jete.
Ai e ka njoftuar Policinë e Kosovës menjëherë, ku edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Kjo u bë e ditur përmes njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thanë se rasti po hetohet dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, përcjell Ekonomia Online.
“HETIM I VDEKJES- Shtërpcë / 23.11.2024 – 07:51. Ankusi mashkull/k ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë së tij kishte vërejtur një trup të pa jetë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.