Një burrë nga Gjakova ka sulmuar me thikë ish-bashkëshorten e tij. Rasti po cilëoshet si “Vrasje në tentativë”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe se e njëjta është hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm.
“Gjakovë 31.03.2021 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar me thikë ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta është hospitalizuar për tretman të mëtutjeshëm. Thika është konfiskuar ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport