Një burrë nga Istogu ka raportuar në polici se kur është kthyer në shtëpi, e ka gjetur gruan pa shenja jete, raporton Express
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
“Istog, 01.12.2021 – 19:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kur ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur pa shenja jete bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar policia.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkaq me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.