Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në pasditën e së premtës në Vjenë.
Një burrë 32 vjeç ka vrarë gruan e tij duke e goditur me shkop prej druri.
Ai rreth orës 14:00 është paraqitur në polici duke e raportuar rastin.
Sipas autoriteteve motivi i kryerjes së këtij akti është xhelozia.
“I dyshuari është arrestuar dhe do të intervistohet sot nga policia” , tha zëdhënësi i Policisë Paul Eidenberger.
Me të mbërritur autoritetet e gjetën viktimën në tokë e shtrirë në vendngjarje.
Ajo kishte një plagë prapa në kokë.