Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi, pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje.
I pandehuri R.Sh nga komuna e Shtimës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, H.Sh.
Derisa e dëmtuara ishte duke u përgatitur për të shkuar në punë, burri me tone të larta i ka thënë se “nuk do të shkojë”, ndërsa më pas e ka ofenduar me fjalë të rënda.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri “R.Sh., më 19 dhjetor 2022 në një fshat të Komunës së Shtimes, saktësisht në shtëpinë e tyre të përbashkët familjare, i pandehuri me qëllim të cenimit të dinjitetit brenda një marrëdhënie familjare në vazhdimësi me dashje ushtron dhunë psikologjike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij – H.Sh”.
“Derisa e dëmtuara ishte duke përgatitur për të shkuar në punë, i pandehuri fillimisht me një ton të lartë i thotë “nuk ki me shku në punë” dhe pastaj e ofendon me fjalë të rënda. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim emocional, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e saj”, njofton gjykata