Policia e Kosovës ka arrestuar dje në komunën e Vitisë një person pasi që i njejti kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht ish-gruan e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje pas intervistimit.
“Viti, Gjilan 28.07.2020 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.