Është arrestuar një person dje në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK-47, një pushkë gjysmë automatike, një pistoletë, një dylbi e pushkës dhe 27 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.