Një grua e cila kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ka njoftuar policinë se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, i dyshuari është penguar nga disa persona, por i njëjti ka arritur që t’ia marr telefonin viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur.
Rasti i cili ka ndodhur në Suharekë, është nën hetime.