Burri vret gruan shtatzanë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë

Prishtinë | 30 Nën 2022 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vrarë gruan shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Front Online merr vesh se ky rast ka ndodhur para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Ekonomia Online ka kontaktuar me zëdhënësin e policinë, por ai nuk ka mundur të konfirmojë lajmin. “Sapo të kemi informata do të ju njoftojmë”, tha ky zyrtar policor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti përmes përgjigjes me shkrim ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Tutje, ajo tha  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

“Kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e  shtetit ka nisur një hetim  dhe  po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim  sqarimin e plotë të ngjarjes.

Të ngjashme