Dje, më 17 dhjetor, tregtimi në bursën e Stambollit u pezullua dy herë për shkak të rënies së vlerës së monedhës turke.
Tregtimi u pezullua dy herë në një orë, pas rënies së indeksit të bursës Borsa Istanbul 100 me shtatë për qind. Pas fillimit të tregtimit pas pezullimit të dytë, në dy minutat e para ky indeks ra edhe më shumë – me 9.1 për qind.
Problemet në bursë janë pasojë e vendimit të Bankës Qendrore të Turqisë për të ndërhyrë, gjegjësisht vendimi i 16 dhjetorit për uljen e normës së interesit referencë në 14 për qind. Kjo ndodhi pavarësisht se inflacioni u rrit në 21 për qind, raporton ft.
Rënia rekord e vlerës së lirës është pothuajse ditore. Aktualisht një dollar është gati 16.5 lira. Një zhvlerësim prej 40 për qind ka ndodhur vetëm që nga muaji i kaluar.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan është pro uljes së normës së interesit, pasi është i bindur se kjo do të zvogëlojë varësinë e vendit nga hyrjet afatshkurtra të parave nga jashtë.
Megjithatë, disa ekonomistë dhe biznesmenë theksojnë se kjo kontribuon në zhvlerësimin e monedhës dhe për këtë arsye i frikësohen pasojave negative.