Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, do të varroset të enjten në Hjuston pranë gruas së tij, e cila vdiq këtë vit, dhe vajzës së tij, e cila vdiq në fëmijëri të hershme.
Një ditë më herët, arkivoli i Bushit u dërgua në një kishë në Hjuston, ku familja Bush është lutur rregullisht.
Paraprakisht, arkivoli i tij qëndroi në ndërtesën e Kongresit amerikan në Uashington, ku u bënë homazhe.
Në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit po ashtu u zhvillua një shërbim shtetëror i funeralit.
Atë e ndoqën presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe të gjithë ish-presidentët e gjallë: Barack Obama, George W. Bush, Bill Clinton dhe Jimmy Carter.
Bush vdiq në shtëpinë e tij në Hjuston në moshën 94-vjeçare, më 30 nëntor.