Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mohuar raportet se po kërkon shtetësi të Kosovës dhe se do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
“Lajmi i botuar në një portal në Kosovë është thjesht mashtrimi i radhës. Kushdo që qëndron pas këtij mashtrimi, i uroj suksese në jetë!”, ka thënë Bushati për Kohën.
Reagimi i tij vjen pas raportimit të disa mediave se Bushati do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.