Alban Bushi është shprehur për ecurinë në kualifikueset Euro U-21 të kombëtares “Shpresa”.
Trajneri i Kombëtares U-21 ka folur në ditën e sotme në ambientet e FSHF në konferencën zyrtare për shtyp për mediat.
Shqipëria U-21 e mbylli me fitore në Tiranë, 1-0 kundër Armenisë fushatën kualifikuese.
“Ka qenë një grup i ekuilibruar. Kishim kundërshtar të fortë, e nisëm mirë por e dinim që do ishte e vështirë. Fituam 2 të parat dhe 2 të fundit dhe e mbyllëm po ashtu mirë. Kemi patur pak lojtar cilësor. Zvicra dhe Rumania janë një nivel më lartë, kanë lojtar cilësor shumë. Ne kishim shumë dëmtime si Shpendi që na prishi punë. Ekipet e tjera marrin lojtarë nga kombëtarja A dhe i zbresin poshtë. Rast është Jashari te Zvicra. E nisëm mirë dhe kjo na dha iluzionin se mund të bënim mirë e të kualifikoheshim. Kemi shumë pretendime të larta dhe nuk mund të mposhtim Zvicrën. Kombëtarja A na penalizoi në ndeshjen me Malin e Zi, takim që e humbëm dhe ishte determinant për vendin e dytë. E humbëm në fund fare në minutën e 92-të, por na duehshin lojtarët e talentuar që i dërguam te Kombëtarja e të mëdhave. Fetai, Simoni e Pajaziti kanë marrë eksperiencë shumë të mirë nga ne, që kur të shkojnë te sylvinho të jenë të përgatitur sa më shumë. Objektiv yni kryesor është dërgimi i talenteve te të rriturit. Potenciali ynë më i madh është nga shqiptarët që vijnë nga jashtë. Federata po bën punë shumë të mirë me skautet dërguar jashtë shtetit. Kampionati vendës lë për të dëshiruar. Akademitë e klubeve nuk merren me anët taktike fare dhe kjo bën që elementët vendas të jenë pa dije në stërvitjet me grupin U-21. Duhet të përmirësohemi. Isshim pa fat kundër malazezëve, por me Armeninë kishim fat te goli. Të tjerët janë shumë herë para nesh, por kishim kësaj radhe talenta si Bajrami, Fetai, Pajaziti në grup që na ndihmuan të bënim goditje të befasishme si ajo në Zvicër me dygolëshin e Adrionit. Feta Fetai i duhet çdo trajneri për skemat e tij. Pajaziti ka vizion dhe nuk kam parë lojtar që e përdor topin kaq shumë mirë me këmbë, por vetëm i mungon fiziku dhe i duhet përgatitje më e madhe fizike. Berisha është shumë i talentuar dhe është rritur në Itali. Fetai ka energji pozitive dhe më ka afeksionuar ndaj zgjedh atë si të preferuarin tim. E kemi të vështirë të gjejmë lojtar që t’i bashkojmë. Tani ka më shumë numër lojtarësh me thënë të drejtën. Ne po i bashkojmë në hotel, në stërvitje dhe po ndjekim modelin e Gjeorgjisë që po i jep efektet tani. Organizimi i Euros U-21 nuk më intereson se organizohet me Serbinë apo me dikë tjetër pasi sjell shumë të ardhura. Është privilegj i madh për Shqipërinë.”, u shpreh Alban Bushi.