Largimi i futbollistëve me origjinë kosovare nga Kombëtarja shqiptare duket se do të ndalet te Valdet Rama.
Menaxheri i përfaqësueses “Kuqezi”, Alban Bushi, pohon se grupi i futbollistëve që përfaqësoi Shqipërinë në Euro 2016 do të jetë i gatshëm edhe për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.
“Jemi në kontakt me ta, i kemi dërguar ftesa për grumbullim. Edhe ata”, thotë Bushi.
Nga të gjithë emrat e larguar deri tani, Bushi veçon Valdet Ramën dhe Alban Mehën si dy lojtarë që kanë kontribuar për ngjyrat “Kuqezi”, por shton se vendimi i tyre duhet respektuar.
“Të dy kanë kontribuar, por ne kemi krijuar një grup prej 40-50 lojtarësh dhe mungesa e tyre nuk do të ndihet aspak në Kombetare. Rashica dhe Shala janë lojtarë të mirë me perspektivë. Por duhet respektuar vendimi i tyre dhe të na bëhet qejfi se edhe Kosova është pjesë e kombit tonë”, shton ai.
Në miqësoren e fundit të gushtit kundër Marokut, trajneri De Biazi pritet të rikthejë në skuadër Jahmir Hykën dhe Rei Manajn. Ndërkohë ende nuk dihet nëse lojtari i Shalkes Dionis Avdiaj do të jetë kontingjent “Kuqezi” që në këtë ndeshje apo do të grumbullohet më vonë nga tekniku italian.