Butrint Imeri është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.
Ai këto ditë ka njoftuar që së shpejti lanson këngën më të re, që kësaj radhe do të jetë baladë, ashtu siç nuk jemi mësuar ta shohim këngëtarin, shkruan lajmi.net.
I ftuar në emisionin “Nd’rrimi i mesnatës”, Butrinti zbuloi se së shpejti vjen edhe me një këngë të re, që është bashkëpunim me një prej emrave më të njohur të estradës.
Butrinti nuk ka preferuar ta bëjë të ditur emrin e këngëtarit me të cilin vjen në duet, por e cilëson si projekt të veçantë.
Për ndryshe, “Alea” është kënga e fundit nga ky këngëtar, të cilën e realizoi edhe me videoklip.