Artisti i njohur shqiptar, Butrint Imeri, javë më parë solli projektin e ri muzikor të titulluar “Phantom”.
Kënga u prit shumë mirë nga publiku dhe vetëm për një kohë të shkurtër ka arritur të grumbullojë dhjetë milionë klikime.
Lidhur me këtë, Imeri ka bërë një postim në rrjete sociale ku falënderon të gjithë për shifrën e arritur e po ashtu paralajmëron një befasi për fansat.
“Jam shumë falënderues për të gjithë juve që ja arritëm 10 milionë. Shumë shpejt një befasi që do të na ngrohë në këtë kohë”, ka shkruar ai.
Reagimet e ndjekësve ishin të menjëhershme, të cilët mezi po presin për surprizën e 24 vjeçarit.
Klipi i “Phantom” gjithashtu u komentua tejet shumë për paraqitjen e modeles Arta Nitaj.
Madje, aludohej për një lidhje të mundshme pas afrimitetit të shfaqur në videoklip.