Pas “Xhanëm” që ka mbledhur më shumë se 30 milionë klikime në youtube, Butrint Imeri, e ka gati projektin e radhës.
Këngëtari tash e disa ditë po e promovon titullin e këngës i cili është “MA CHÉRIE”.
Nuk dihet ende data e saktë e publikimit të këngës dhe as me kë ka bashkëpunuar kësaj radhe.
Kujtojmë që Butrinti nuk ka lansuar ndonjë këngë të re që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar.
“Xhanëm” ishte projekti më i sukseshëm i këngëtarit që pati sukses të madh.
Deri tash ky klip ka mbi 30 milionë klikime në YouTube teksa është bërë hit në mesin e adhuruesve.
Butrinti vazhdon të jetë ‘single’. /KlanK/butrint