Butrint Imeri është dëgjuar mbi 10 milionë herë brenda vitit, sipas statistikave të “Spotify”
Platforma më e madhe digjitale e muzikës në botë, “Spotify”, ka nxjerrë së fundmi statistikat e klikimeve të secilit artist.
Përjashtim nuk bëjnë as artistët shqiptarë, të cilët kanë qenë më të klikuar se asnjëherë tjetër këtë vit.
Këngëtari Butrint Imeri, i cili këtë vit solli projekte të shumta muzikore, është dëgjuar mbi 10 milionë herë në “Spotify”.
565 mijë është numri i fansave që kanë muzikën e tij, të cilët vijnë nga 65 shtete të ndryshme, dhe kanë shpenzuar mbi 443 mijë orë në këngët e tij.
Marrë parasysh faktin se estrada shqiptare është më shumë e dëgjuar në YouTube, këto statistika nuk duken keq për këngëtarin Imeri.
I lumtur nga ky sukses, ai ka vendosur që të njëjtat statistika t’ua prezantojë fansave të tij në InstaStory.