A ju kujtohet filmi Godfather?
Aty tek Godfather III është një moment kur thuhet “Finance is a gun, politics is knowing when to pull the trigger”.
Kjo mu kujtua sonte kur dëgjova që tash kanë fillu me kërcënime të llojit “nëse nuk ma voton kandidatin tem, ska buxhet për ty!”
Shpresoj që përfundojnë këto zgjedhjet sa më shpejt e njerëzit këndellen nga pija që i ka kapluar. E dëshira për pushtet absolut askujt si ka bë mirë deri sot, i ka nxjerë më të keqën e tyre. Të gjithë ata që kanë vepru ashtu kanë dështu, Kosova nuk është përjashtim.
Dikush mundet me thënë që kjo lloj politike me kërcënime ka fillu me u bë si mafia. E kur ja shton edhe faktin që ska shumë zbatim të ligjeve, rregullave e të kushtetutës.. njeriu ska si me pyet “cka po ndodhë kështu, kah jemi nisur?”… E gjithashtu ‘kur përfundon më kjo?”
E kemi pa si po dhunohet kushtetuta me dhjetëra herë në Kuvendin e Kosovës, live në TV, e si ministra përkundër vendimeve të gjykatës supreme, vazhdojmë me marrë vendime të mëdha thujase nuk ka ndodhë kurgjo.
Vetëm dje kanë shtu shpenzime prej rreth 250 milionë euro që qëllim primar e kanë më ble votën publik, se ndryshe nuk mundemi me justifiku kur kjo ndodhë në kulmin e fushatës zgjedhore.
E tash me ato mjetet publike që edhe ashtu janë dhënë paligjshëm dhe me politika ekonomike të gabuara po kërcënohet njerëzit duke ju thënë “votomi ti kandidatët e mi, se nuk ta qes ty asnjë cent, vetëm kujna dua unë ju japi paret e popullit!”
Qysh po shkon puna, nuk po dallon shumë kush o politikan e kush o Don Corleone. Vetëm po mungon një violinë në prapavijë qaty gjatë fjalimit kur po kërcënojnë me buxhetin publik të shtetit. E për cka? Jo për me avancu Kosovën dhe me ndërtu të ardhme më të mirë për fëmijët, po për me i fitu do vota më shumë… në kërkim të pushtetit absolut. Dobët, shumë dobët.