Buxheti i vitit 2023 i lartë si vlerë monetare, por jo zhvillimor

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 10:51 | Nga Egzon Kastrati

Buxheti i shpallur nga qeveria në vlerën monetare prej 3.2 miliardë euro është thjesht një projeksion dhe si i tillë në kuadrin e lëvizjeve makroekonomike nuk do të jetë real.

Ndarja e buxhetit në kategorinë ekonomike: subvencione/transferta 1.1 miliardë euro si kategoria më e madhe e akorduar e buxhetit nuk është e artikuluar qartë se ku do të shpërndahen në cilat kategori dhe sa do të ndikojnë në ata sektorë.

*Shpenzime kapitale 811 milionë – Projektet kapitale të paraqitura, vështirë që do të realizohen edhe duke marrë parasysh vlerën e inflacionit për materialet e ndërtimit dhe mallrat e tjera. Vlera reale e kësaj kategorie do të jetë 200 milionë më e ulët se sa realizueshmëria praktike e projekteve.

*Paga dhe mëditje – 745 milionë euro, që krahasuar me normat e inflacionit, nuk adresojnë as përafërsisht nevojat për të ruajtur fuqinë blerëse të pagës të zhvlerësuara me 32%. Gjithashtu nuk janë llogaritur implikimet buxhetore që do të ketë Ligji i Pagave në këtë kategori.

Pra, nëse i referohemi këtu buxhetit është me shumë “kozmetik” sesa ekonomik që nënkupton që komponenti ekonomik i këti buxheti është veçanërisht deinkurajues për aktivitete të punësimit, mbështetjen e sektorit privat, të bujqësisë, të arsimit, të shëndetësisë etj. – të rëndësishme për ruajtjen e kohezionit të mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.

Fuqia e këti buxheti si vlerë reale është i barasvlefshëm me buxhetin e vitit të kaluar, ose edhe më i ulët.

Të ngjashme