Buxheti për vitin 2025 vetëm se konfirmon se kjo qeveri, me këtë kryeministër, nuk ka ambicie për të bërë ndonjë përmirësim të rëndësishëm në cilin do aspekt të jetesës në Kosovë!
Buxheti për vitin 2025 është një kopje e buxheteve të viteve të kaluara të kësaj qeverie dhe, si rrjedhojë, nuk premton:
❌ as rritje të investimeve kapitale e përmirësim të infrastrukturës,
❌ as ndonjë rritje të rëndësishme të pagave, pensioneve e përfitimeve tjera dhe
❌ as ndonjë përmirësim substancial në shëndetësi e arsim.
Ambicia e kësaj qeverie nuk shkon për të krijuar kushte përtej gjendjes aktuale në të cilën jeton qytetari i Kosovës!
Kjo qeveri në vazhdimësi ka proklamuar buxhete mbi 3 miliardë euro, por këto kanë mbetur vetëm planifikime, ndërsa buxheti faktik i shpenzuar nga kjo qeveri në asnjë vit nuk e ka arritur shumën 3 miliardë euro.
Kosova nuk mundet të qëndrojë në këtë gjendje stagnimi!
Kosova nuk guxon të pajtohet me faktin se është vendi më i varfër në Evropë!
Kosovës i duhet një qeveri që mundëson kapërcimin në një nivel më të lartë të standardit të jetesës, që siguron jetë ma të mirë në Kosovë!
Këtë e ofron vetëm një Qeveri me Kryeministrin Bedri Hamza!