Buxheti për vitin tjetër 3.3 miliardë euro – Kurti numëron sukseset

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 15:34 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

3 miliardë e 314 milionë euro do të jetë buxheti për vitin e 2024, raporton Ekonomia Online. Kështu ka bërë të ditur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti, deklaroi se asnjë Qeveri nuk ka bërë më shumë se qeverisja e tij në mbështetje me masa.

Ndërsa për nivelin komunal, kryeministri Albin Kurti tha se buxheti për komunat e Kosovës do të jetë mbi 700 milionë euro.

“Menaxhuam pandeminë, menaxhuam krizën energjetike dhe mbështetëm qytetarin për tu përballur me inflacionin dhe jo vetëm që i menaxhaum me sukses këto kriza me sukses por gjatë këtyre viteve të vështira ta rrisim ekonominë dhe të hapim vende të reja pune. U shtuan 60 mijë vende të reja të punës dhe si rezultat i masave ekonomike”.

“Asnjë Qeveri para kësaj tonës nuk kanë bërë kaq masa mbështetëse për krijimin e vendeve të reja të punës. Rritem edhe të hyrat buxhetore pa e ndryshuar asnjë politikë fiskale. Projeksionet për të hyrat për vitin 2024 është 2 miliardë e 705 milionë euro. Për vitin 2024, buxheti i Kosovës do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se të hyrat buxhetore për vitin 2024 pritet të arrijnë në 3 miliardë e 28 milionë euro,

Sipas tij, pritet një rritje prej 5 për qind në raport me vitin paraprak.

“Rritja ekonomike në 2023-n pritet të përmbyllet me 4 për qind në terma realë, e 9 për qind në terma nominalë. Rritjes ekonomike do t’i paraprijë edhe një dinamikë e përshpejtuar e ekzekutimit të investimeve kapitale publike dhe orientimit në sektorë prioritarë”.

‘Presim që në 2024-n të hyrat e buxhetit të arrijnë në 3 miliardë e 28 milionë euro, që paraqet një rritje prej 5 për qind në raport me vitin paraprak”.

Të ngjashme