Shkrimtari Jusuf Buxhovi ka thënë se sot nuk ka se kush ta përkujtoj Rugovën, sepse sipas tij ata që i takuan kauzës së përbashkët u shpallën të padëshirueshëm, përcjell Ekonomia Online.
“PRESIDENTIN nuk ka kush ta përkujtojë nga ata që i takuan kauzës së përbashkët. Ngaqë ata që nuk u vranë, kaherë janë shpallur të padëshirueshëm, apo jo?”, ka shkruar Buxhovi.
Ndryshe, kryesia e LDK-së gjatë ditës bëri homazhe te varri i ish-presidentit Rugova për nder të 76-vjetorit të lindjes së tij.