Gazetari Berat Buzhala ka thënë se kush mendon që Mimoza Kusari-Lila flet me kryekriminelin, Millan Radojçiq pa koordinim me kryeministrin, Albin Kurti, “është i çmendur”.
Buzhala ka theksuar se këtë bisedë është dashur edhe vetë Vetëvendosja t’i incizonte bisedat me Radojçiqin.
“Jam mëse i bindur që këto përgjime i ka edhe VV-ja. Ishlla nuk ka fol më një person e mos me incizu edhe vetë. Personi në fjalë, është person më kontrovers në Ballkan. E tash qysh kyçesh në një muhabet me Radojçiqin nëse edhe ti paraprakisht nuk je tu e incizu Radojçiqin”.
“Tjetra, jam i bindur që nuk janë vetëm dy palë të interesuar për Radojçiqin, unë mendoj që ka shumë shtete që janë të interesuara, ku është Radojçiqi, me kë po fol ai, edhe çka po fol. Unë nuk mundem më ua përcaktu ‘timeline’ se kur duhet me dalë ato sene”, ka thënë Buzhala në një lidhje direkte në “Debat Plus”.