Berat Buzhala ka reaguar pas vendimit të Ministrisë e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë e cila ka inicuar kallëzim penal ndaj Klan Kosova Sh.P.K, mbi pretendimet për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike.
Buzhala ka shkruar se sulmi ndaj Klan Kosovës është politik e brutal, duke e cilësuar si një vendim arbitrat me e mbyllë një televizion në mënyrë të dyshimtë.
“Sulmi ndaj Klan Kosoves eshte politik. Eshte brutal. Eshte me tendenca te rrezikshme”.
“Misterja ka shkele femije me kerr, edhe sot e ki qaty, e keta e kane marre kete vendim arbritrar me e mbylle nje televizion ne menyren me te dyshimte te mundshme”, ka shkruar Buzhala.
Në një postim tjetër, Buzhala ka shprehur habinë me vendimin “e shpejtë”, duke u thirru në një kallëzim të ngritur nga vetë MINT.
“Qysh osht e mundun qe Qeveria nuk e shkarkon Martin Berishen, i cili ka kallezim penal, qe ka marre pare nga Serbia? Qysh osht e mundun qe nuk e shkarkon Donika Gervalle, qe gjithashtu osht ne procedur gjyqesore?”
“Qysh osht e mundun qe nguten me ia marre licencen Klan Kosoves, per shkak te nje kallezimi penal, qe keta e kane bo vete?
“Shqiptare, keta po dojne me e vendose cenzuren, me na tute neve, qe mandej juve me jau servu propaganden”, ka alarmuar gazetari i njohur.