Bylbyl Sokoli, një nga trajnerët më të suksesshëm në Kosovë, është një nga alternativat për të marrë drejtimin e Shqipërisë U21.
Sport Ekspres shkruan sot se në tavolinën e presidentit Duka ka shkuar edhe emri i tij, e siç dihet, zgjedhja e pasuesit të Redi Jupit është eksluzivitet i numrit një të federatës.
Sokoli, veçse një trajner me cilësi, është shfaqur shpesh në media duke trumbetuar me të madhe se duhet të ketë vetëm një Kombëtare, madje është shprehur se ideja e krijimit të kombit kosovar është diçka artificiale, dhe se një ekip Kombëtar është shumë më i fortë.
Vite më parë ai është vlerësuar edhe nga Tifozat Kuq e Zi me çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar” për frymën e përçuar për krijimin e një Lige të përbashkët dhe një Kombëtareje mes Shqipërisë dhe Kosovës.