Bytyqi: 14 shkurti shënon ditën e dështimeve, skandaleve, e aferave

Prishtinë | 14 Shk 2023 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi ka thënë se 14 shkurti nuk shënon simbolikën e fotores së LVV-së, në vitin 2022, por sipas saj shënon simbolikën e dështimit.

Ajo përmes një reagimi në Facebook ka thënë se 14 shkurti për Vetëvendosjen duhet të jetë e shënuar vetëm për mashtrimet ndaj popullit.

“Sot 14 shkurti, shënon një tjetër simbolikë. JO atë të fitores së para dy viteve, atë të krejt dhe drejt, por atë të dështimeve, skandaleve, aferave e çka jo tjetër.14 shkurti për Vetëvendosjen duhet të jetë e shënuar vetëm për propagandën e pashoq, për premtimet që mbetën veç premtime, për mashtrimin ndaj popullit”, ka shkruar ajo.

Teksa ka thënë se një video e mirë sot nga Vetëvendosje me ‘’çka ka e çka s’ka’’ do të ishte një përmbledhje e këndshme e mospunës dhe dështimit.

Ndryshe më 14 shkurt të vitit 2021, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo fituan 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme