Bytyqi: Faleminderit përjetësisht ShBA, lavdi të gjithë heronjve

Prishtinë | 12 Qer 2019 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka marr pjesë në manifestimin e shënimit të 20 – vjetorit të çlirimit.

Ai ka falënderuar SHBA-në, NATO-n dhe të gjitha shtetet që u rreshtuan në luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit të Kosovës.

Ky është postimi i tij në rrjetin social fcb:

Miqtë e mëdhenj të ditëve të vështira për Kosovën, presidenti Clinton, sekretarja Albright dhe gjenerali Clark, sot qëndruan mes nesh, për të festuar bashkë me ne 20 vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë. Kjo ditë shënon fillimin e një epoke të re për vendin tonë, shënon ditën e parë të lirisë.

Faleminderit përjetësisht ShBA-ve, NATO-s dhe të gjitha shteteve që u rreshtuan në luftën e drejtë të UÇK-së dhe popullit të Kosovës!

Lavdi të gjithë heronjve, dëshmorëve e martirëve që ia falën jetën lirisë!

Të ngjashme