Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, i ka përcjellur telegram ngushëllimi familjes Burrniku për ndarjen nga jeta të Shaban Burrniku, nxënës i shkollës së mesme profesionale në Kaçanik.
Shaban Burrniku, 17 vjeçar nga fshati Kovaqec, mbrëmë ka ndërruar jetë derisa po bënte dush në shtëpinë e tij.
I ndjeri Burrniku ishte nxënës në klasën e 11 në Shkollën e Mesme Profesionale “Voskopojë”.
Më poshtë gjeni telegramin e plotë:
E nderuara familje Burrniku,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të djalit tuaj, nxënësit tonë të
shkollës së mesme profesionale në Kaçanik, Shaban Burrniku.
Shabani ishte një i ri që po e priste shkolla e universiteti, që po e priste e ardhmja. Por,
për fat të keq ai u nda nga jeta në moshën 17 vjeçare, për t’iu lënë juve dhembjen dhe
kujtimet, e Kaçanikun dhe Kosovën pa një djalë të mirë e energjik.
Tragjedi si kjo, na lënë dhembje e kujtime përgjithmonë! Prandaj, ju lutem që në emër të
Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe në emër timin, t’i pranoni
ngushëllimet më të sinqerta.
Shabani u prehtë në paqe!
Me respekt,
Shyqyri Bytyqi – ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë