Ministri në detyrë i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Shyqyri Bytyqi, mori pjesë në inaugurimin e shkollës fillore “Vaso Pashë Shkodrani”, në fshatin Tërnj të Suharekës.
Ministri Bytyqi, u zotua se këtë shkollë do ta pajisin edhe me mjete të reja që t’ua lehtësojë punën nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Vërtet sot është festë e madhe edhe për Suharekën dhe për krejt Kosovën , sepse sot po fillon viti i ri shkollor , dhe po fillohet mësimi në një objekt të ri. Në fillim kur kemi biseduar për hapjen e kësaj shkollë të re kemi pas frikë, por tani ajo frikë u kthye në gëzim, sepse nxënësit po fillojnë mësimin në një shkollë të re. Nga zemra uroj gjithë qytetarëve të Suharekës dhe banorëve të fshatit për hapjen e kësaj shkolle. Andaj neve si ministri na mbetet që këtë shkollë ta pajisim me mjete shkollore që ti’a bëjmë punën më të lehtë nxënësve dhe mësimdhënësve”, tha ai.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, nxënësve të këtij fshati u uroi ditën e parë të mësimit të këtij viti shkollor.
“Më vjen mirë që sot kjo shkollë po bashkon gjitha partitë politike. Ky është buxhet i Komunës, falënderoj gjithë që janë prezent sepse kjo shkollë po bëhet realitet dhe premtimet po realizohen 100%”
Drejtor i Shkollës, Jeton Branovci tha se me ndërtimin e kësaj shkolle është quar përpara amaneti i mësuesve që ranë dëshmorë , dhe sot fëmijët kanë një mundësi më të mirë shkollimi.
“Sot është ditë e veçantë për të gjithë banorët e fshatit dhe nxënësit , sepse sot po krijohen mundësi të reja për të nxënë dituri , dhe kjo u krijua me ndihmën e kryetarit Bali Muharremaj, dhe do ti jemi mirënjohës sepse nxënësit do të kenë kushte më të mira për arsim. Në ndërtimin e kësaj shkollë është quar amaneti përpara i mësuesve që ranë dëshmor. Uroj që ky vit të jetë plot suksese”, tha ai.