Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka thënë se MAShT është i gatshëm të filloj procesin e njohjes reciproke të diplomave nga ana e Kosovës dhe Serbisë. Këtë ai e ka bërë të ditur gjatë takimit me deputetet e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, Jasmina Zhivkoviq dhe Jelena Bontiq.
Postimi i plotë:
Sot, prita në takim deputetet e Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, znj. Jasmina Zhivkoviq dhe znj. Jelena Bontiq, me të cilat bisedova për gjetjen e mundësive për njohjen e diplomave me Serbinë.
E vlerësoj gatishmërinë e tyre që të angazhohen në këtë drejtim, gjithsesi, edhe unë si ministër i Arsimit jam i hapur dhe i gatshëm për bashkëpunim dhe uroi që kjo çështje të rregullohet sa më parë.
MAShT është i gatshëm që të fillojë procesin e njohjes reciproke të diplomave nga ana e Kosovës dhe Serbisë dhe për ketë po punojmë drejt gjetjes së mundësive dhe mirëpresim çdo lëvizje pozitive të palës serbe në këtë drejtim.
Me njohjen reciproke të diplomave do të përfitonin të rinjtë, do të krijoheshin mundësitë e konkurrimit të të rinjve të dy vendeve tona në gjithë hapësirën evropiane të tregut të punës.