Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka paralajmëruar se do të merren mas ndaj komunave që nuk kanë respektuar vendimin e MAShT-së për vazhdimin e vitit shkollor.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, tha të hënën për Ekonomia Online se kjo sindikatë e konsideron procesin mësimor të përfunduar, nga 21 qershori. “Vendimi” i sindikatës ëshë respektuar nga disa shkolla, pavarësish vendimit të MAShT-së për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës së mëhershme.
Duke raportuar sot para Komisionit Parlamentar për Arsim në lidhje me tekstet e reja shkollore, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se të gjitha komunat që nuk iu janë përmbajtur normativave të paraqitura nga MAShT-i, do të japin përgjegjësi.
“Në takimin e fundit që e kemi pasur me DKA-të jemi dakorduar që secila DKA me përfillë normativën që ju ka paraqitë nga MAShT. Interferime ka pasur nga njerëz të papërgjegjshëm. Kemi pasur dy raste në Ferizaj që mësimi do përfundojë me këtë datë dhe ne kemi ndërmarrë hapa. Komunat do marrin përgjegjësi nëse nuk iu janë përmbajtur normativave”, tha ministri Bytyqi.