Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi, përmes një publikimi në rrjetin social Facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Zv.ministrit të Diasporës Arian Daci.
Postimi i rij i plotë:
Na pikëlloi pa masë vdekja tragjike e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.
Vdekje si kjo të lënë pa fjalë!
Ngushëllime të sinqerta akademik Nexhat Daci dhe gjithë familja Daci për humbjen e më të dashurit tuaj!
Ngushëllime miqve, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Arian Dacin!