Për shkak të temperaturave të ulëta që po mbizotërojnë në vendin tonë, shkollat fillore dhe ato të mesme ditën e enjte dhe të premte do ta kenë pushim, mirëpo kjo nuk vlen për institucionet parashkollore (çerdhet).
Kështu tha ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi për rtv Dukagjini.
Ai tha se mësimi për të gjithë nxënësit do të vazhdojë ditën e hënë, përkatësisht më 5 mars.
“Deri ditën e hënë nuk do të zhvillohet mësimi për shkollat fillore dhe ato të mesme. Për parashkollorët nuk kemi marr vendim”, ka thënë ministri i Arsimit, Bytyqi.